Futbolli mund të jetë i pamëshirshëm. Për të paguar kostot e një kthese të keqe të fatit, këtë herë është Giovanni Reyna i Borussia Dortmund.
Mesfushori amerikan me pasaportë portugeze u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 30 minutash lojë gjatë ndeshjes së Bundesligës kundër Moenchengladbach. Amerikani sapo ishte kthyer në fushë nga një tjetër dëmtim i gjatë, i cili e kishte mbajtur atë larg fushës që nga muaji gusht.
Pas zëvendësimit, Reyna mbuloi fytyrën për të fshehur lotët e zhgënjimit. Një reagim i kuptueshëm i një djaloshi që nuk po arrin dot të shkëlqejë nga problemet fizike.