Lautaro Martinez shënon gol edhe jashtë fushe, do të bëhet baba për herë të dytë,

0

Lautaro Martinez e ka nisur këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme në aspektin personal, duke shënuar 7 gola në 8 ndeshje me Interin. Kampioni i botës po kalon një formë fantastike.

Por lajme të mira për të vijnë edhe jashtë fushe. Familja e Lautaro Martinez po zgjerohet. Partnerja e tij Agustina ndau dje një foto të familjes me një ekografi në dorë. Nina e vogël do të ketë një vëlla ose motër, pasi ajo është shtatzënë.

Lajmi për shtatzëninë e dytë të modeles argjentinase u zbulua pak kohë më parë nga një portal dhe asaj nuk i ka ardhur aspak mirë. Agustina shpjegon se si shkuan gjërat:

“Vetëm tani është e sigurt të them, doja që lajmi i shtatzanisë sime të dilte së pari nga ne dhe jo nga pjesëtarët e klinikës ku u vizitova, pasi atëherë isha vetëm 5 javë. E rëndësishme është që gjithçka po shkon mirë dhe tani ne mund ta ndajmë,” – shpjegoi Agustina Gandolfo, partnerja e Lautaro Martinez, që do të bëhet baba për herë të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu