Lavrov: Pentagoni po krijon armë biologjike në Ukrainë, këto s’janë eksperimente paqësore!

0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po ndërton laboratore për krijimin e armëve kimike dhe biologjike në Ukrainë. Lavrov tha nga Ankaraja se Pentagoni po e bën këtë akt në shkelje të konventave ndërkombëtare dhe shprehu shqetësimin rus se këto nuk janë “eksperimente paqësore”.

Lavrov: Mediat janë plot me lajme të rreme. Nuk e di të ketë ndonje rrëmbim të ndonjë prej autoriteteve lokale ne Krime. Dëgjova dje se një nga drejtuesit e Kievit Shevcenko është rrëmbyer. Nëse kalojmë në histori individuale do të dëgjojmë gjëra interesante, por nëse marrim lajme që dalin në media për të nxitur veprimet antiruse, kjo nuk i shërben të vërtetës. Jemi shumë të alarmuar nga informacionet se Pentagoni ka krijuar laborator për armët biologjike në Ukrainë, në shkelje të konventës për ndalimin e armëve toksike dhe biologjike. U kemi kërkuar në mënyrë zyrtare informacion për këtë, duhet të kthejnë përgjigje. Këto nuk janë eksperimente paqësore, këto krijojnë probleme dhe nuk kam dyshim për këtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu