Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha ditën e sotme se disa formulime për marrëveshjet me Ukrainën ishin afër arritjes, me status neutral për Kievin nën konsideratë “serioze”. Ai shtoi se Rusia nuk sheh asnjë shenjë se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për zgjidhjen e konfliktit në vazhdim.
‘Shtetet e Bashkuara kanë një rol vendimtar në përcaktimin e pozicionit të autoriteteve ukrainase, por “sot, ne nuk shohim asnjë interes nga Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur shpejt këtë konflikt”, tha Lavrov.