Atalanta do të arrijë në Romë vetëm sot, pak orë para nisjes së ndeshjes ndaj Lazios, e vlefshme për javën e 23-të të Seria A.
Bergamaskët kanë shtyrë nisjen për në Romë për shkak të njëfarë pozitiviteti në grupin e ekipit, që doli pas testeve të fundit të tamponëve.
Klubi i Bergamos e bëri të ditur shtyrjen e udhëtimit të saj drejt Romës përmes një njoftimi zyrtar për shtyp:
“Atalanta BC njofton se të premten janë zbuluar të tjera pozitive në Covid-19, të cilat këshilluan nisjen e fluturimit çarter të shtunën në mëngjes”.
Ndeshja është caktuar në orën 20:45 në stadiumin Olimpik të Romës.