Lazio dhe Igli Tare kanë ndërtuar ndër vite një binom suksesi. Ish sulmuesi i famshëm shqiptar është pa diskutim arkitekti i këtij ekipi, me shumë pak buxhet në dispozicion, Tare ka arritur të afrojë në kryeqytet emra të pa njohur por që janë shndërruar në yje, jo më kot, ndër vite, Tare është vlerësuar me çmime të ndryshme për punën e bërë, drejtori sportiv më i mirë i vitit në Serie A etj.
Me punën e bërë tek Lazio, Tare ka tërhequr vëmendjen e shumë klube më të mëdha italiane, fillimisht Milan e më pas Juventus. Që nga 2008, Tare është pjesë e Lazio, si drejtor sportiv dhe gjatë këtyre vite ka arritur të fitojë 3 herë Kupën e Italisë dhe tre herë Super Kupën e Italisë. Sipas TututtomercatoWeb, Tare dhe Lazio pritet të vijojnë sërish bashkëpunimin ndërmjet tyre pasi presidenti Lotito i ka ofruar rinovimin e kontratës, duke parë edhe interesimin e madh për të. Tare ka një kontratë të vlefshme deri në 2023 por më sa duket, sipas mediave italiane, ky bashkëpunim do të vijojë përtej këtij afati.