Në garë ishin dy zonja Brunilda Aliko dhe Laureta Çeçi dhe pas votimeve me shumicë votash besimin e grave demoklrate të Sarandës e mori zonja Çeçi që vjen dhe nga një familje e presekutuar.
Lidhja Demokratike e Gruas ka hyrë në fazën e zgjedhjeve brenda strukturave të saj pas konsolidimit të strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. E pranishme në zgjedhjet në degën e LDG-së Sarandë ka qenë dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.
Në garë ishin dy zonja Brunilda Aliko dhe Laureta Çeçi dhe pas votimeve me shumicë votash besimin e grave demoklrate të Sarandës e mori zonja Çeçi që vjen dhe nga një familje e presekutuar.
“Laureta Çeçi vjen nga një familje e nderuar gjirokastrite, e persekutuar nga diktatura dhe e shpronësuar. Ajo ka studiuar violinë dhe është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Gjirokastrës për mësuesi me rezultate të larta. Ka qenë e angazhuar qysh në tubimet e para studentore dhe anetare e PD në Gjirokastër. Pas 3 vitesh emigracion jeton dhe ushtron biznesin e saj privat në Sarandë prej vitit 1997. Anëtare aktive e PD Sarandë në grupseksionin 1”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.