Lë shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, arrestohet nga policia

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec, ku një 56-vjeçar ka përdhunuar një vajzë të re 20-vjeçare, me aftësi të kufizuara, të cilën e ka lënë shtatzënë.

Raportohet se shtetasi Petrit Arapi, 56 vjeç, banues në Roskovec është arrestuar pasi ka abuzuar me të renë, ku nga ekzaminimet rezulton se 20- vjeçarja është shtatzënë.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu