Ledri Vula ka qenë i ftuar së fundmi i ftuar në një intervistë, ku ka folur më tepër për projektet e tij dhe jo vetëm.
Një ndër ngjarjet më të komentuara në showbiz të vitit që lamë pas, ishte ajo e debatit Sara-Ledri-Dafina, që përfundoi në ironi e debat virtual mes Sarës dhe Dafinës.
Sot që është konfirmuar ndarja e Ledrit dhe Sarës, reperi ka folur për marrëdhënien me Dafinën.
Ledri është shprehur se nuk e di si është marrëdhënia me Dafinën për shkak të debatit mes tyre, e megjithatë ai tha se nuk mundet Dafina të mos e ketë dost (shok), duke nënkuptuar se përtej gjithë debatit mes tyre, ata do ngelen shokë përgjithmonë.
Nga ana tjetër, Ledri ka preferuar të mos flasë fare për Sarën, ish-partneren e tij me të cilën ka një vajzë.
Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë pasur vite më parë një histori dashurie, ndërsa Ledri dhe Sara i kanë dhënë fund historisë së tyre vetëm pak muaj më parë, të paktën sipas konfirmimit nga menaxheri i Ledrit, ndërsa vet dyshja ka preferuar të mos e komentojë aspak këtë ndarje