Një baba shembullor, Ledri Vula ndan foton e ëmbël me të bijën

0

Ledri Vula po shijon periudhën më të ëmbël të jetës së tij pasi u bë baba në fund të vitit të kaluar. Që nga ardhja në jetë e Poem Blu-së, reperi nuk i ka ndalur shëtitjet me të voglën e tij. Tashmë, Poem është bërë një ndër bebushët më të famshëm pasi Sara dhe Ledri zbuluan portretin e saj të plotë që në fillim.

Ledri është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpesh momente me vogëlushen.

Pak orë më parë ai ka publikuar një tjetër imazh të këndshëm, ku shihet i shtrirë në shtrat pranë Poemit. Kujtojmë që Ledri i ka dedikuar asaj dhe një këngë.

Tek “Si Baba”, reperi shpalos të gjitha ndjesitë që kur zbuloi se partnerja e tij do të sjellë në jetë frytin e tyre të dashurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu