Deputeti, Lefter Gështenja, është përplasur fizikisht me policinë mbrëmjen e sotme. Gjatë protestës, ai është shtyrë nga policia së bashku me qytetarë të tjerë.
Ndërkohë që Gështenja i ka ftuar policinë që të heqin uniformat dhe t’u bashkohen, pasi protesta është për të gjithë popullin.
“Mos më prek, mos më !” “Sa e ke rrogën ti? Po 500 mijë lekë e ke!” Hiqe atë uniformë dhe bashkohu,”- dëgjohet duke thënë Gështenja.