Lefter Koka përballet sërish sot në GJKKO, çfarë kërkon ish-ministri i Mjedisit?

0

Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, do dalë këtë të martë përballë Gjykatës së Posaçme për ankimimin masës së dytë të arrestit me burg, që është caktuar ndaj tij për aferën e incenratorit të Fierit.

Seanca pritet të nisë në orën 11:00 në gjykatën e Posaçme. Ai ka kërkuar masë më të butë sigurie me pretendimin se ka respektuar ligjin dhe nuk ka kryer asnjë shkleje gjatë dhënies me koncension për ndërtimin e Inceneratorit.

Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së mjedisit. Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes rryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e Inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”.

Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë rryshfet 3.7 mln euro për ndërtimin e tij

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu