Lefter Maliqi del kundër rezultatit në Kuçovë, socialistët nisin festën

0

Me gati 200 vota, kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari ka siguruar një tjetër mandat në bashkinë e Kuçovës.

Kjo bashki duket se ngelet një bastion i së majtës, duke mos dalë nga tradita.

Ndonëse kanë ngelur dhe 4 kuti, rezultati në fjalë nuk mund të përmbyset, pasi ka një diferencë mes kandidatëve.

Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi deklaroi se procesi u manipulua nga oligarkët që sipas tij orkestruan lloj e lloj makinacionesh. Sakaq, ndonëse nuk është shpallur zyrtarisht fituesi, socialistët kanë nisur festën në Kuçovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu