Legalizimi i kanabis në Shqipëri! Rama kërkon mendim: Ta lejojmë kultivimin?

0

Kryeministri Edi Rama kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë për legalizimin e kanabis në Shqipëri. Ai ka publikuar pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar, e cila lidhet me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Rama shkruan se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin.

POSTIMI:

KËSHILLIMI KOMBËTAR/ PYETJA 6Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon  https://keshillimikombetar.al/#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan Rama.

 Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu