Legjenda Pele përfundon në spital, flet e bija

0

Me Botërorin 2022 në vazhdim, në Brazil nuk shqetësohen aq shumë për rrjedhën e kombëtares së tyre, por për rrjedhën shëndetësore të Peles , i cili, sipas mediave vendase, u shtrua në spital në mënyrë urgjente dhe po trajtohet me insuficiencë kardiake dhe me mjekët të shqetësohen sepse kimioterapia nuk ka sjellë rezultatet e dëshiruara.

Shëndeti i legjendës së futbollit brazilian është tensionuar vitet e fundit pasi ai ka probleme të ndryshme për t’u përballur. Njëri prej tyre po trajtohet me kimioterapi por duket se gjërat nuk po shkojnë mirë, siç raportohet nga shtypi i vendit.

Raportohet se Pele u dërgua me urgjencë në spital për shkak të dështimit të zemrës dhe trupi i tij ishte i fryrë, ndërsa spitali “Ajnshtajni” i Sao Paulos nuk ka bërë ende asnjë deklaratë zyrtare për këtë çështje.

Megjithatë, e bëri vajza e Peles, e cila donte të qetësonte të gjithë, duke thënë se gjendja e tij nuk ngjall shqetësim. E kundërta, pra ajo që raportojnë mediat braziliane.

“Përshëndetje miq, Media po tërbohet përsëri dhe unë dua të dal këtu e të sqaroj pak gjërat. Babai im është shtruar në spital për rregullimin e medikamenteve. Unë nuk jam duke vrapuar për të kapur avionin që të shkoj atje. Vëllezërit e mi janë në Brazil dhe unë do të shkoj atje për festat e Vitit të Ri. Nuk ka asnjë surprizë dhe asnjë urgjencë”, shkroi e bija e Pele duke bërë të qartë se këto ishin vizita rutinë të Pele.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu