TIRANE – Me rastin e 3-vjetorit të ndarjes nga jeta, të një prej legjendave të Axurrëve, Paolo Rosi, fondacioni që mban emrin e tij, ka vendosur të hapë në Tiranë një eksperozitë me sendet dhe trofetë e tij, e cila do të jetë i hapur për publikun nga 20 janari.
Së bashku me bashkëshorten e Paolo Rosit, ishte i pranishëm edhe trajneri legjendar i Milanit, por edhe i kombëtares italiane, Arrigo Sacchi.
Në një intervistë për “Top Channel”, dhënë gazetarit Endi Tufa, ai tregon më tepër për futbollin, kombëtaren shqiptare dhe shortin e “Euro 2024”.
“Mund të them se në short janë skuadra shumë të forta. Duke i marrë një nga një mund të them që do të kemi Spanjën, një skuadër që luan shumë mirë, po ashtu edhe Kroacia, që është një skuadër shumë e rrezikshme. Tani Italia do të ketë përballë edhe Shqipërinë, që nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Po menduan kështu do të humbasim. Duhet të kemi shumë respekt për ju”.
Shqipëria në edicionin e parë, që u kualifikua në Europian kishte një trajner italian si Gianni de Biassi, më pas dy të tjerë italianë, si Panuci dhe Edi Reja dhe tashmë në këtë kualifikim të radhës, një trajner brazilian Sylvinho. Si kanë ndryshuar trajnerët dhe futbolli ndër vite?
“Dikur trajnerët kanë qenë taktikë, ndërsa tani janë strategjikë. Qëllimi i gjithçkaje është që të stërvisin një skuadër që të jetë një ekip, një grup, të jenë kompaktë. Kjo ju bën edhe ju një skuadër shumë të vështirë, për kundërshtarët që keni. Mund të them që është edhe Kroacia që është një vend i vogël, ka vetëm 4 milion banorë. Kështu që ju uroj që edhe ju të keni të njëjtin fat dhe ta keni si shembull, për të bërë rezultate të mëdha”.
Sa i rëndësishëm është i gjithë ky ndryshim?
“Më kujtohet në Botëroritn e 2014-s në Brazil, televizioni i tyre më i madh më pyeti, se si më dukej skuadra e tyre, unë ju përgjigja thjeshtë: I thashë ju nuk keni skuadër. Dhe në fakt ata pësuan 7 gola nga Gjermania. Lojtarët më të famshëm në atë ndeshje ishin brazilianët, nga Gjermania më i njohur ishte portieri, Nojer”.
Dhe në fund, një parashikim për Europianin?
“Gjermania nuk është duke kaluar një moment të mirë, por mos harroni që luan në shtëpi dhe kjo nuk është pak. Më pas, ndoshta shoh Anglinë, edhe pse është një skuadër që gjithmonë në eventet e mëdha nuk arrin të shprehet si duhet. Ndoshta mund të jenë mes pretendentëve edhe Spanja apo Franca, por edhe Kroacia, që ka dy tre të mëdhej në moshë, por… Ndërkohë për Italinë nuk di të them, duhet të shohim çfarë do të bëjnë në këto 5-6 muaj që kanë mbetur. Unë nuk i besoj emrave, por punës, megjithatë nuk e di do të shohim”.