Leje 5-vjeçare e qëndrimit, Rama ua thotë troç dy ministrave: Përse nuk e hiqni fare?! Të jetojnë njerëzit ku të duan

0

Kryeministri Rama ka kërkuar nga dy ministrat e Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Xhelal Zvelça dhe Bledi Çuçi, që leja 5 vjeçare e qëndrimit për shqiptarët që duan të jetojnë në të dy anët e kufirit të hiqet fare. Kjo marrëveshje u prezantua si risi nga dy ministrat.

Rama ndërhyri duke kërkuar që afati 5 vjeçar i lejes së qëndrimit të hiqet fare.

Rama: Pse e bëni këtë lejen 5 vite? Do martohen njerëzit dhe do vijnë te ju pas 5 vjetësh. Pse nuk e hiqni fare? Marrin leje nga familjet përkatëse dhe zgjedhin të jetojnë në Kosovë ose në Shqipëri. Pse duhet të marrin leje prap?!

Zvelça: Në rastin që ju përmendni nuk don të vlejë.

Rama: Po për kë do jetë kjo leja 5 vjeçare?

Zvelca: Kjo do jetë për studentët. Nuk do të thotë që patjetër të vijnë për rikonfirmim, do ta marrin pa afat.

Rama: Po përse nuk e hiqni fare këtë?! Hiqeni fare më mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu