Një tjetër tërmet është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bosnje dhe Hercegovinë.
Bëhet me dije nga raportimet se tërmeti ka qenë 3.0 ballë dhe sipas raportimeve të para nuk ka patur dëme në njerëz apo materiale.
Tërmeti është ndjerë pranë qytetit të Stolacit, teksa banorët vijojnë të jenë ende të tronditur prej tërmetit të djeshëm prej 6.0 ballë që u ndje dhe në Shqipëri.