Ditën e sotme, Këshilli Bashkiak i Vlorës ka kërkuar një mbeldhje me kryetarin e Bashkisë , Dritan Lelin në teatrin e qytetit.
Leli ka dërguar një letër ndaj tyre duke shpjeguar arsyet përse kjo mbledhje num mund të zhvillohet, duke cekur ndër to si më kryesoren faktin e Ministria e Shëndetësisë nuk lejon këto mbledhje për shkak të gjendjes së pandemisë.
Ai shton se mbledhja e kërkuar nga ata ishte realizuar online para disa ditësh edhe pse anëtarët e këshillit nuk morën pjesë. Ndërsa më tej, thekson se këto mbledhje pra, me praninë fizike do të mund të bëhen vetëm pas datës 1 korrik.
Ndërsa këtë pretendim e ka hedhur poshtë anëtarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli e cila në një përgjigjie të dërguar ndaj sekretarit të Këshilit Bashkiak, ka thënë se realizimi i kësaj mbledhje ishte i mundur dhe se rasti i Vlorës, përbën përjashtim, pasi sipas saj, mbledhjet pë punë, janë të lejuara.