Leo Messi “mbreti” i 10 viteve të fundit, CR7 veç një herë në fron

0

 

Leo Messi nuk ka rivalë në 10 vitet e fundit kur flitet për golat dhe asistet brenda një viti. Vetëm në tre raste ka ndodhur që ndonjë lojtarë të thyejë dominimin e argjentinasit, i cili rekordin e ka vendosur në vitin 2012, me 104 gola e asiste së bashku.

Viti 2020 ishte i Robert Lewandoskit me 65 gola+asiste, ndërkohë që tre vitet e fundit sulmuesi i Barcelonës kishte qenë në fron. Më mirë në vitin 2016 kishte bërë Luis Suarez, me 81 gola+asiste, kurse në vitin 2014 “mbreti” ishte Cristiano Ronaldo me 68 gola+asiste.


Dominimi i Messit kishte nisur që në vitin 2009, teksa argjentinasi deri në vitin 2013 shënonte e asistonte më shumë se çdo futbollist tjetër në top5 kampionatet e Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu