Leo Messi, pas parfumeve, prodhon edhe verërat e veta… Ja sa kushton një shishe në treg?

0

SHBA – Lionel Messi edhe pse është në perëndim të karrierës së tij, emri dhe marka e tij vazhdon dhe shet në sektorë të ndryshëm.

Ai është figura qendrore e MLS, reklamon Apple TV, nxjerr pijet e tij energjike (për të cilat akuzohet se i ka vjedhur gjithçka kryeministrit të njohur), ka nisur “Messi Experience” që bën xhiron e botës, muajt e fundit nxori parfumet e para dhe tani hyri në fushën e verës.

Konkretisht, ai ka bashkëpunuar me kompaninë “ MM WINE MAKER ” për të krijuar diçka të re për veten e tij.

“Zoti i dha njeriut ujin, tokën dhe diellin. Gjeniu i njeriut, i cili duke bashkuar tokën, diellin dhe ujin, kultivoi vreshtin dhe krijoi pijen më të vjetër në botë, verën: nektarin hyjnor që tregon historinë e jetës dhe feston përjetësinë e dhuratave qiellore. MM Winemaker ia ka kushtuar këtë njohuri lojtarit më të madh të të gjitha kohërave: Lionel Messit”, thotë kompania për këtë bashkëpunim.

Ndërsa vazhdon për verërat e kampionit të botës me Argjentinën se “koleksioni i Messit është më shumë se një seri verërash. Ai është frymëzuar nga angazhimi për të kapur thelbin e kohës, përkushtimit dhe pasionit që karakterizojnë futbollin dhe artin e prodhimit të verës. Çdo shishe është një reflektim i këtij shkrirjeje, duke synuar të ofrojë momente të paharrueshme për ata që e shijojnë atë”.

Kështu u krijua seria e re “Lionel Goat 10”, e përbërë nga “Puglia Primitivo IGT” dhe “Sicilia Syrah IGT” dy verëra të kuqe të korrjes 2022 nga Italia.

Të gjithë mund t’i marrin përmes e-shop-it të futbollistit apo kompanisë me çmimin 62 euro për shishe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu