SHBA – Në Miami ka një furi emocionesh me ardhjen e Lionel Messit, i cili do të veshë fanelën e Inter Miamit dhe do të zbulohet nga skuadra të dielën (16/7).
Dhjetëra fansa të yllit argjentinas patën fatin ta kapnin atë përpara nisjes, pasi ai u pa duke bërë blerje me familjen e tij në një rrjet supermarketesh në qytetin amerikan.