Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone ndahen pas 4 vitesh

0

SHBA- Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, deklaruan disa burime për revistën People. Çifti i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private ishin të lidhur që nga janari i vitit 2018 gjatë një daljeje në Aspen, Kolorado dhe debutuan si çift kur u ulën së bashku në rreshtin e parë në Oscars në shkurt të vitit 2020.

Në korrik 2019, një burim i brendshëm i tha revistës se DiCaprio dhe Morrone dukeshin “shumë seriozë” me njëri-tjetrin dke shtuar se ata kishin një marrëdhënie serioze. “Padyshim që nuk është një marrëdhënie e rastësishme. Camila kalon shumë kohë në shtëpinë e tij. Camila njihet prej kohësh si e dashura e Leos. Dhe Leo e prezantoi atë me të dy prindërit e tij shumë kohë më parë”, tha burimi.

Më pas, në qershor të vitit 2020, një burim tha: “DiCaprio-s i pëlqen të jetë me Morrone pasi ata kaluan 24/7 me njëri-tjetrin në kohën e pandemisë. Ata janë shumë afër”. DiCaprio dhe Morrone janë fotografuar duke kaluar së bashku fundjavën e 4 korrikut në fillim të kësaj vere në një plazh në Malibu. Në gusht, Morrone u pa në St.Tropez me nënën e saj. Ndërkohë, DiCaprio është parë për darkë me miqtë në Los Angeles javën e kaluar.

Gjatë një interviste në dhjetor 2019 me revistën Los Angeles Times, Morrone foli për diferencën e saj në moshë me DiCaprion, duke thënë në atë kohë: “Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood dhe në historinë e botës ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë. Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me të cilin dëshiron të takohet”.

Ajo tha gjithashtu se ishte “zhgënjyese” që e pikasin dhe e njohin kryesisht për lidhjen e saj me DiCaprio: “Ndjej se një person duhet të ketë gjithmonë një identitet përveç personit se me kë po dilni. Unë e kuptoj lidhjen, por kam besim se do të vazhdojë”. Morrone do të luajë në serinë e ardhshme të kufizuar Prime Video Daisy Jones & The Six , një përshtatje e bestsellerit të Taylor Jenkins Reid për vitin 2019. DiCaprio ribashkohet me regjisorin Martin Scorsese për filmin e vitit të ardhshëm Killers of the Flower Moon , bazuar në librin e David Grann të vitit 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu