Leonora Jakupi publikon albumin e ri

0

Leonora Jakupi është rikthyer me një album të ri muzikor.

Pak ditë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun njoftoi se albumi “Amël”, i cili u publikua sot (e premte).

“Amël” përmban gjithsej pesë këngë, e të cilat janë të vizuelizuar edhe me videoklip, në të cilat këngëtarja vjen në paraqitje të ndryshme dhe plot stil.

“Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”, “Hajde Nxima”, “Centin e fundit” – janë pesë këngët e reja të këngëtares nga Drenica.

Projekte tashmë gjenden në kanalin zyrtar në YouTube dhe padyshim do të priten mirë nga ana e fansave të saj.

Kujtojmë që projekte e reja vijnë pas një bashkëpunimi të suksesshëm që këngëtarja solli pak kohë më parë me këngëtarin, Asim Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu