TURQI- Autoritetet turke kryen breshërinë e pestë radhazi të arrestimeve herët këtë mëngjes, si pjesë e masave të ashpra kundër kryetarit të ndaluar të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dhe kryetarëve të tjerë të bashkive të Partisë Republikane Popullore (CHP) kryesore të opozitës. Prokuroria e Stambollit lëshoi urdhër-arreste kundër 47 personave, të cilët janë zyrtarë të CHP-së në qeverinë lokale.
Midis urdhër-arresteve janë pesë që kanë të bëjnë me kryetarët e bashkive rajonale, tre në Stamboll (Büyükçekmece, Gaziosmanpaşa dhe Avcilar) dhe dy në provincën e Adanas (Seyhan dhe Ceyhan). Një ish-deputet i CHP-së u arrestua gjithashtu.
Që herët në mëngjes, policia ka qenë duke ekzekutuar urdhrat e arrestimit dhe afërsisht në orën 10:00, 30 persona ishin arrestuar tashmë. Pas këtij zhvillimi, organet e CHP-së po mbajnë një takim të jashtëzakonshëm në Stamboll.