Letoni-Shqipëri / S’ka shumë surpriza nga Silvinjo, ja formacionet zyrtare

0

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo ka zbuluar 11-shen titullare për ndeshjen e kuqezinjëve përballë Letonisë këtë të martë në mbrëmje, 10 qershor ora 20:45.

Shqipëria udhëton në Riga për tu përballuar me vendasit, në një ndeshje të raundit të katërt të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.

Sylvinho, i kushtëzuar edhe nga dëmtimi i fundit i Arlind Ajetit dhe pezullimi për shkak kartonash i Berat Gjimshitit, ka qenë i detyruar për ndryshime në qendrën e mbrojtjes, teksa pjesa tjetër e formacionit është, pothuajse, e ngjashme me atë kundër Serbisë, tri ditë më parë në Tiranë.

Formacionet zyrtare:

Letonia: Zviedris; Balodis, Cernomordijs, Jurkovskis; Savalnieks, Melniks, Saveljevs, Ciganiks; Ikaunieks, Zelenkovs; Gutkovskis.

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Kumbulla, Ismajli, Mitaj; Shehu, Asllani; Hoxha, Laçi, Broja; Manaj.