Letoni-Shqipëri, vendasit barazojnë shifrat në fundin e pjesës së parë

0

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur ta mbajë dot avantazhin  ndaj ndaj Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në minutën e 19, Thomas Strakosha ka bërë heroin. Portieri i Shqipërisë prit penalltinë e Ikaunieks, duke mbajtur rezultatin 0-0.

Pak minuta më pas, në minutën e 29, pas një rrëmujë në zonë Shqipëria ka shënuar fale një autogoli të kapitenit të Letonisë. Por merita ishte edhe e Rei Manajt.

Por në minutën e fundit të shtesës ka ardhur edhe barazimi i Letonisë. Pas një përgjumjeje të mbrojtjes kuqezi, letonezët shënuan falë një goditje këndi me anë të kapitenit Cernomodrijs. Gjuajtja me kokë e mbrojtësit, nuk ndalet dot nga Strakosha.