Letra/ Deputetë të PD dhe PL kërkojnë që të mos ketë debat të kufizuar për Portin e Durrësit

0

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë kërkuar që debati për marrëveshjen e Portit të Durrësit të jetë pa kufizim.

Me vendim të Konferencës së Kryetarëve në seancën e nesërme në Kuvend është parashikuar një debat prej 6 orësh për këtë pikë të rendit të ditës.

Kryetari i PD-së Sali Berisha paralajmëroi se dita e enjte do jetë betejë e fortë parlamentare, por pa specifikuar se çfarë do të ndodhë konkretisht.

“Sikurse është bërë e ditur përmes Urdhërit Nr. 88, dt 22.11.2022, dhe Njoftimit për Rendin e Ditës, për pikën Nr. 4, Projektligj “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me Projektin e Investimit strategjiik “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”, është përcaktuar një limit kohor jo më shumë se 6 orë. Në një përllogaritje të thjeshtë, për cdo deputet është planifikuar një kohë prej 2,57 minuta”, thuhet në letrën e firmosur nga 18 deputetë.

Letra:

Sikurse është bërë e ditur përmes Urdhërit Nr. 88, dt 22.11.2022, dhe Njoftimit për Rendin e Ditës, për pikën Nr. 4, Projektligj “Për miratimin e Marrëveshjes Kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, Sh.A. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me Projektin e Investimit strategjiik “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”, është përcaktuar një limit kohor jo më shumë se 6 orë. Në një përllogaritje të thjeshtë, për cdo deputet është planifikuar një kohë prej 2,57 minuta. Port i Durrësit është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë. Me pozitën gjeografike ky Port është i rëndësie strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Bashkimi Europian, përmes Komunitetit të Transportit ka vlerësuar së fundmi, se Porti i Durrësit në Shqipëri dhe Porti i Tivarit në Malin e Zi kanë rëndësi strategjike për transportin detar në rajon pasi e lidhin atë me rrjetin kryesor Europian të transportit. Duke qenë e një rëndësie të tille, përtej faktit që nuk ka asnjë emergjencë kombëtare për ta kaluar në mënyrë të përshpejtuar, në asnjë MËNYRË NUK MUND TË ÇMOHET shkurtimi i kohës së diskutimit, duke përdorur Nenin 48, Pika 3, që është përjashtim kufizues. Por e kundërta, është i nevojshëm një debat të i plotë publik duke i mundësuar çdo deputeti të shprehet në lidhje me këtë çështje të një rëndësie kombëtare. Ndaj bazuar në Nenin 48 të Rregullores së Kuvendit

KËRKOJMË

Ndryshimin e rendit të ditës së seancës plenare si më poshtë vijon:

Të hiqet limiti kohor prej 6 orës në pikën 4 të Rendit të ditës,
Çdo deputeti t’i jepet e drejta të flasë 10 minuta në lidhje me këtë çështje,
siç Rregullorja e Kuvendit përcakton.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu