Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë para se anija të fundosej është shitur për një shifër rekord prej 400,000 dollarësh (rreth 350 mijë dollarë) në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar.
Letra e Kolonel Archibald Gracie u ble nga një blerës anonim në shtëpinë e ankandeve Henry Aldridge and Son në Wiltshire të dielën, me një çmim pesë herë më të lartë se që pritej të shitej, shkruajnë mediat e huaja.
Kolonel Gracie ishte një nga rreth 2,200 pasagjerët dhe ekuipazhin në bordin e Titanikut që lundronte për në Nju Jork. Më shumë se 1,500 vdiqën në katastrofë. Pasagjeri i klasit të parë e shkroi letrën nga kabina C51.
Ajo u postua kur anija u ankorua në Queenstown, Irlandë, më 11 prill 1912. Gjithashtu, vula postare e saj ishte “Londër më 12 prill”. Ankandi që lehtësoi shitjen tha se letra kishte tërhequr çmimin më të lartë nga çdo korrespondencë e shkruar në bordin e Titanikut.
Rrëfimi i Kolonel Gracie për fundosjen është ndër më të njohurit. Më vonë ai shkroi librin “E Vërteta rreth Titanikut”, duke kujtuar përvojën e tij në bordin e anijes oqeanike të dështuar.
Ai tregoi se si mbijetoi duke u ngjitur në një varkë shpëtimi të përmbysur në ujërat e akullta. Më shumë se gjysma e burrave që kishin arritur fillimisht në varkën e shpëtimit vdiqën nga lodhja ose të ftohtit, shkroi ai.
Edhe pse Kolonel Gracie i mbijetoi katastrofës, shëndeti i tij u prek rëndë nga hipotermia dhe lëndimet fizike që pësoi. Ai ra në komë më 2 dhjetor 1912 dhe vdiq nga ndërlikimet e diabetit dy ditë më vonë.