Lëviste me armë me vete, arrestohet 36-vjeçari në Sarandë

0

Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në pranga dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.
– – – – – –

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit:

-A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.

Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu