TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe do t’i bashkohet skuadrës së kryeqytetit në angazhimet e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Bëhet me dije se deputeti socialist është larguar nga qarku i Fierit dhe do të angazhohet në njësinë 5 në Tiranë.
Pak ditë më parë, kryeministri shtoi një tjetër emër në skuadrën e qarkut të Tiranës, i cili ishte Pandeli Majko dhe angazhimi i tij do të jetë në Kavajë. Majko u largua nga Kukës dhe vendin e tij e zuri Eduart Shalsi.
Po ashtu edhe ministri Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës, konkretisht në njësinë numër 1 në kryeqytet. Rama pak kohë më parë largoi Blendi Gonxhen nga drejtimi politik i Dibrës dhe i ngarkoi atij specifikisht njësinë 6 në kryeqytet, zonën e Kombinatit. Pas Gonxhes, Dibra i kaloi Blendi Klosit.