Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

0

Bëhet me dije se Saliaj posedonte autorizim për armën por për ta mbajtur vetëm në shtëpi dhe jo për ta nxjerrë jashtë saj.

VLORË- Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Ferit Saliaj u kap me armë zjarri pistoletë në automjetin e tij.

Bëhet me dije se Saliaj posedonte autorizim për armën por për ta mbajtur vetëm në shtëpi dhe jo për ta nxjerrë jashtë saj.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin Ferit Saliaj 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme është konstatuar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja,” duke lëvizur në automjet me një armë zjarri pistoletë, për të cilën posedonte autorizim vetëm për mbajtje në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu