Lewandowski ‘çmonton’ Villareal për 4 minuta, Barcelona rikthehet te fitorja pas humbjes në El Clasico

0

Barcelona harroi menjëherë humbjen në ‘El Clasico’, duke përjetuar një mbrëmje gala. Ekipi drejtuar nga Xavi dominoi gjatë gjithë lojës dhe mposht me lehtë Villareal.

SPANJË- Barcelona harroi menjëherë humbjen në ‘El Clasico’, duke përjetuar një mbrëmje gala. Ekipi drejtuar nga Xavi dominoi gjatë gjithë lojës dhe mposht me lehtë Villareal. Përfundon me shifrat 3-0 në ‘Camp Nou’ me dy golat e Lewandowskit në minutat 31′ dhe 35′.

Ansu Fati do të shënonte pas tri minutash golin e tretë dhe të fundit. Në pjesën e dytë, katalanasit vetëm sa administruan rezultatin. Me këtë sukses, Barcelona është në vendin e dytë në kuotën e 25 pikëve, tri më pak se Reali kryesues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu