TIRANË- Udhëheqësit botërorë po vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre pasi ish-kryeministri japonez Shinzo Abe i nënshtrohet trajtimit urgjent në spital pasi u qëllua të premten.
“Lutjet tona janë me familjen tuaj dhe popullin e Japonisë”, ka shkruar Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, në Twitter, raporton CNN.
Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö ka shkruar në Twitter se ishte “thellësisht i tronditur” nga “sulmi i dhunshëm”, duke i shprehur ngushëllimet familjes së Abe dhe kombit japonez.
Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif tha se ishte i tronditur nga “lajmi i trishtuar”, i cili në Twitter ka shkruar: “Ne i përcjellim lutjet tona për shërim sa më të shpejtë ish-kryeministrit”.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i quajti të shtënat një “sulm frikacak”, duke vlerësuar Abe si “një mik të vërtetë, mbrojtës të ashpër të rendit shumëpalësh dhe vlerave demokratike”.