Liga e Kombeve/ Pezullohet zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë, shkak thirrjet raciste të tifozërisë vendase! Kapiteni Rrahmani tërhoqi ekipin, Dardanët mund të humbasin në tavolinë

0

BUKURESHT – Gjyqtari danez Morten Krogh e ka mbyllur pas një ore ndërprerje ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, pasi lojtarët dardanë nuk dolën në fushë për shkak të sigurisë së ulët në “Arena Nationala” dhe racizmit të tifozëve vendas.

Pas më shumë se një ore pritjeje, Franco Foda refuzoi ta nxirrte ekipin në fushë edhe pas vendimit të lojtarëve, pasi nuk pati siguri nga huliganët rumunë, që hodhën sende të forta, u futën në fushë dhe bënë thirrje: “Serbia, Serbia”.

Braktisja e ndeshjes

Minuta 90+5′ / Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është ndërprerë në minutat shtesë, për shkak të thirrjeve kundër shqiptarëve.

Ka qenë minuta e 95-të kur kapiteni Amir Rrahmani ka tërhequr ekipin në dhomat e zhveshjes, pas thirrjeve raciste të përsëritura në stadium nga tifozëria ultrase rumune.

Po kështu gjatë ndeshjes është fërshëllyer edhe himni i Kosovës.

Ky nuk është incidenti i parë mes dy skuadrave, pasi edhe më parë në takimet mes tyre ka pasur ndërprerje të takimit për shkak të incidenteve nga tifozëria rumune, gjatë eleminatoreve për Evropianin e kaluar.

Pasojat dhe rregullorja e UEFA-s, Kosova rrezikon humbjen në tavolinë

Neni 29 i UEFA-s refuzimi për të luajtur dhe raste të ngjashme i shpjegon të gjitha.

Nëse një klub refuzon të luajë ose është përgjegjës për një ndeshje (përfshirë çdo gjuajtje penallti) që nuk zhvillohet ose nuk luhet plotësisht, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s e shpall ndeshjen të humbur nga klubi/kombëtarja në fjalë.

Për më tepër, nëse rrethanat e rastit e justifikojnë këtë, Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s mund të vendosë çdo masë disiplinore të mëtejshme që konsiderohet e përshtatshme për klubin/kombëtaren në fjalë, duke përfshirë përjashtimin nga gara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu