Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend në lidhje me çështjen për hapjen e dosjeve të sigurimit u ndal edhe te dosja I.M.
Rama tha se “larg qoftë të jetë ai I.M. që mendojnë të gjithë”, duke iu referuar këtu kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Rama:Ne këtu na solli shtetasi I.M., doli një I.M., u mbush dynjaja me fjalë, u pa që nuk merrej vesh kush është ky, a është ai që ju shkon mendja për keq, apo është një tjetër? Të hapet gjithë kjo kategori dosjesh dhe të lehtësohen të gjithë. Ku ta gjejmë të marrin një përgjigje lehtësuese dhe jo të mësojmë që shtetasin I.M., e paskemi pasur 30 vjet vërdallë. Ka ngel ndonjë vend pa qenë ai? Larg qoftë të jetë ai…larg qoftë, është shumë e thjeshtë, kot e komplikojmë, është shumë e thjeshtë për ta parë se kush është kush në këtë teatër të madh. E par asepse non-grata radikal anti juridik nuk është këtu sot. Të gjithë kanë marrë arratinë, sepse sa dëgjojnë fjalën hapje dosjesh, nuk e kanë të mundur ta përballojnë fare, fare po fare.