Si përfundim, Gjykata çmon se parashikimi ligjor në fjalinë e fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 nuk ndryshon rregullin se përgjegjësia disiplinore e noterit konkurron me atë penale, por për shkak të paqartësisë të formulimit të saj, bie në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike, prandaj ky pretendim i kërkueses është i bazuar, ndaj ajo duhet të shfuqizohet si e papajtueshme me Kushtetutën.
PËR KËTO ARSYE,
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
V E N D O S I:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e fjalisë së fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.
3. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në
Fletoren Zyrtare.
Marrë më 27.10.2021
Shpallur më 19.11.2021
Vijon…