Lindi pa duar dhe këmbë si pasojë e luftës, përfundon me sukses operacioni vogëlushit sirian

0

Një fëmijë 6-vjeçar nga Siria qe lindi pa duar dhe këmbë për shkak të pasojave të luftës në vendin e tij është operuar në një spital në Siena të Italisë.

Mustafai iu nënshtrua një operacioni të vështirë, që zgjati 3 orë, bëjnë me dije mediat italiane.

“Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të dalë nga spitali në ditët në vijim”, tha Mario Messina, drejtor i Kirurgjisë Pediatrike në spitalin ku u bë operacioni.

Pas operacionit, Mustafa do të shtrohet “në qendrën e specializuar në Budrio (Bologna) për vlerësimin e hapave të mëtejshëm lidhur me trajtimin e tij”, shton Messina.

Pas mbërritjes në Siena, siriani i vogël dhe familja e tij kryen vizita dhe kontrolle në spital, menjëherë në përfundim të karantinës. Më pas ai iu nënshtrua operacionit të vështirë.

“Historia e Mustafait të vogël na goditi të gjithëve, duke e bërë atë edhe më evidente dhe duke na bërë të prekim pasojat e tmerrshme të luftërave – nënvizon Antonio Barretta, menaxher i përgjithshëm i spitalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu