Lindja e Mesme në flakë! Irani shkatërron qendrën sekrete të inteligjencës izraelite në Tel Aviv

0

Në një natë pa qetësi në Lindjen e Mesme, Ushtria iraniane sulmoi me një raketë të telekomanduar qendrën kryesore të inteligjencës ushtarake izraelite në Tel Aviv.

Reza Talaei-Nik, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, deklaroi se “qendra e inteligjencës së regjimit sionist u godit në zemrën e saj”.

Ndërkaq, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e përshkroi sulmin si “një operacion efektiv”, pavarësisht pranisë së sistemeve të avancuara mbrojtëse, dhe shtoi se “qendra aktualisht po digjet”.

Në mediat sociale qarkullojnë video që tregojnë katër raketa duke depërtuar pranë raketave interceptuese dhe duke goditur një objektiv ushtarak në Izraelin qendror.

Nga ana izraelite, një zyrtar ushtarak njoftoi se gjatë operacionit ka pasur goditje në objektiva civile dhe ushtarake, duke theksuar përshkallëzimin e konfliktit.