Linja Prrenjas-Qukës, Bashkia jep leje vetëm për një mjet nga flota me licencë aktive

0

Për çështjen e licencës së linjës së furgonëve Prrenjas-Qukës, nuk pranoi të shpjegonte as drejtoresha në bashki dhe as kryetari i bashkisë.

Drejtoresha: Për mjetin…,të ka mbaruar dokumentacioni i komoditetit të kushteve të autobusit. Deri në 30.03 e ka patur.

Denoncuesi: Shiko një cikë! Kur i kam futur letrat, ka qenë i mbaruar apo jo? Se ke dy muaj, që i mban në sirtar ti.

Drejtoresha: Jo, s’i mbaj në sirtar.

Denoncuesi: Dhe kush do ta paguajë këtë dëmin tani? Shikoji! Kur kam hyrë letrat kanë qenë të skaduara, apo jo?

Juristja: Tamam kanë qenë.

Denoncuesi: Atëherë? Keni dy muaj, që më shkaktoni dëm ekonomik.

Drejtoresha: Ka mundësi, mos na ngri zërin!

Denoncuesi: Dhe më jepni licencën, se nuk iki! Kështu do ta bëjmë sot! Boll u durova!

Më në fund vendimi doli. Por licensa i jepet licenca për linjën, por vetëm për një mjet ndërkohë që ka orare të ndryshme brenda ditës. Dhe mbi të gjitha, nuk i jepet një kopje e vendimit.

Juristja: Pra, komisioni i vendimit vendosi për linjën Qukës-Prrenjas, operatori Geri Kampula, të pajiset me certifikatën e ushtrimit të veprimtarisë në transportin rrugor, vetëm për mjetin…, meqë ky mjet ka qenë i certifikuar më parë për këtë linjë.

Denoncuesi: Me çfarë neni m’i skualifikon makinat e tjera?

Juristja: Vendimi i Komisionit vetëm për këtë mjet bazohet në Vkb, është miratuar linja rrethqytetase, Prrenjas-fshat Qukës-Dritaj-Karkavec…,e cila përfshin dhe fshatin Qukës dhe ka mbingarkesë linjash.

Denoncuesi: Nuk është e arsyeshme ajo që me 6 orare, të më japësh mua vetëm një mjet. Me 6 orare je në kundërshtim me ligjin këtu. Në momentin, që merret një licencë, duhet të kesh dy mjete dhe lart! E ke lexuar ligjin, se je juriste?

Juristja: Në momentin, që do ketë konkurs…

Drejtoresha: Ti mund të vazhdosh procedurat e tjera, për të marrë certifikatën e këtij mjeti! Ky është vendimi i komisionit.

Denoncuesi: Po më jep vendimin!

Drejtoresha: Kë vendim?

Denoncuesi: Vendimin që keni marrë! Një kopje të vendimit!

Drejtoresha: Ky është vendimi!

Denoncuesi: Ma jep pra! Një kopje të proces-verbalit!

Drejtoresha: Jo! Procesberbalin ne ta komunikojmë, nuk ka…

Marrë nga Tv Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu