Lionel Messi braktisi stërvitjen, Galtier në siklet

0

Situatë kaotike te PSG ku edhe Lionel Messi bëhet protagonist për keq. Sikur të mos mjaftonte eleminimi nga Champions League dhe telashet me Neymar dhe Mbappé në konflikt që duket se kanë përçarë skuadrën, argjentinasi i “hedh benzinë zjarrit”.

Kampioni i botës nuk ka qenë aspak dakort me kërkesat e trajnerit Christophe Galtier duke lënë stërvitjen në mes gjatë ditës së martë.

Zbulimin e bëjnë mediat vendase sipas të cilave, Galtier është përpjekur të rikthejë në stërvitje sulmuesin që nuk bëri “hapa pas”.

Telashet që po shkakton Messi janë të fundit në radhë në sezonin e tij final me fanellën e parizienëve, klub ku nuk gjeti asnjëherë dimensionin e tij të vërtetë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu