Paris Saint-Germain do të rikthehet në stërvitje pasditen e së martës, pas një pushimi të shkurtër. Lionel Messi, i infektuar me Covid gjatë festave të fundvitit dhe me simptoma, do të vazhdojë protokollin e rikuperimit.
Këtë të martë, ylli argjentinas duhet të vazhdojë të stërvitet në një pjesë të seancës veçmas, pasi ka marrë pjesë në disa ushtrime me partnerët e tij në fund të javës së kaluar.
Stafi i Mauricio Pochettinos nuk dëshiron të rrezikojë me Messin dhe do ta rikthejë atë plotësisht në stërvitjet kolektive, pasi të sigurohet se lojtari është rikuperuar mirë. Kështu duhet të ndodhë edhe gjatë kësaj jave.
Prania e tij, të dielën, në ndeshjen ndaj Reims në “Parc des Princes”, do të varet nga evolucioni dhe rikuperimi i tij kolektiv. Nga ana e tij, Neymar vazhdon rehabilitimin pas ndrydhjes së kaviljes së majtë. Sa i përket Navasit, pozitiv me Covid, ai do të vazhdojë periudhën e izolimit. Wijnaldum (kyçin e këmbës) dhe Letellier (gjuri) janë të dëmtuar