TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar mbi raportin e Organizatave për Sigurinë e Gazetarëve. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se përkeqësimi i lirisë së mediave është rezultat i kapjes së shtetit dhe korrupsionit skizofrenik. Meta shkruan se përmirësimi i lirisë së mediave dhe garantimi i të drejtave të gazetarëve vjen vetëm nga largimi i ‘Rilindjes’ dhe i Ramës.
Postimi i Plotë:
Përkeqësimi i lirisë të medias është rezultat i kapjes të shtetit dhe korrupsionit skizofrenik që po ndodh. Vetëm largimi i “Rilindjes” dhe këtij Kryeministri përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve.