Lirimi i ish ministrit Tahiri, avokati: Plotësonte të gjitha kushtet, nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore

0

Maks Haxhia, avokati i Saimir Tahirit, ka folur për gazetarët pas vendimit të Gjykatës së Elbasanit për ta liruar ish ministrin dhe për të vijuar me pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi.

Haxhia tha se Tahiri i ka plotësuar të gjitha kushtet që ata kanë paraqitur në kërkesën e tyre disa muaj më parë.

Ndërkohë shtoi se Tahiri do të jetë në kontakte me shërbimin e provës përgjatë kësaj kohe.

Maks Haxhia: Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve.

Këta 5 kushte pas 5 muajsh e ca që kur është paraqitur kërkesa ka bërë që gjykata ka dhënë vendimin për të ndryshuar vendimin.

Do mbaj lidhje me shërbimin e provës,.

Nuk do paraqitet në shërbimin e provës por do ketë kontakte.Edhe për jashtë shtetit nëse do duhet të shoqërojë bashkëshorten.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu