Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi është liruar nga detyra.
Bëhet me dije se Skënderi është liruar nga detyra si drejtor i AKU, ndërsa është zëvendësuar nga Jeta Deda.
Kujtojmë që një muaj më parë kënderi u kallëzua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Skënderi është kallëzuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe akuzohet për “shpërdorim detyre”. Ai akuzohet për mosveprim në lidhje me tregtimin e akullores në vendin tonë, me përmbajtje të oksidit të etilenit, një substancë e paautorizuar.