Lirohet pas 3 orësh në Komisariat, gazetari Bledar Marku! Moderatori dhe gazetari i Syri Tv, Marku u shoqërua në Komisariat pasi protestoi pasditen e sotme kundër shembjeve të parashikuara në zonën e “5 majit” dhe në Laprakë. Pas lirimit, ai ka dhënë një deklaratë për mediat, duke u shprehur se e gjitha bëhet për t’u intimiduar.
“Shoqërimi është i pavlerë. Kërkojnë që të na demotivojnë, ka unitet. Kërkojnë të na intimidojnë. Nuk është asnjë një shoqërim, protesta duhet që të vazhdojë,”-u shpreh ai. Ndërkohë që avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se përveç Markut, në Komisariatin nr.4 në Tirnaë, ka 12 të shoqëruar të tjerë, pasi mbi ta rëndon organizimi i tubimit të paligjshëm.