Lirohet pas një viti “mbreti” shqiptar i “Narkos” në Itali, mjekët: Kaloi vite nëpër burgje, në trup ka ende drogë

0

ITALI- ‘Mbreti i narkos shqiptar’ është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Dorian Petokun, shqiptarin i cili u arrestua në vitin 2019 dhe kaloi vetëm 1 vit në burg. Sipas mediave italiane ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet, dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”.

Por Dorian Petoku është narkoman, thonë mjekët shqiptarë që e vizituan ndërsa ishte në burgun e Tiranës. Këtë e konfirmojnë edhe mjekët italianë që e kanë analizuar: në trupin e tij ka gjurmë droge, pavarësisht tre viteve të kaluara në burgje.

Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është “mbreti i trafikut evropian të drogës” dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka mbushur Romën me kokainë, marijhuanë dhe armë. Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile loë cost”.

33-vjeçari akuzohej se ishte pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale. Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.

Petoku nuk është kriminel si shumë të tjerë, thonë mediat italine, por është kushëriri i shefit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”. Doriani u rrit në Shqipëri, në Lezhë, qytet që është kthyer në skenë për grupe të shumta kriminale duke u pasuruar e duke trafikuar armë, qenie njerëzore dhe drogë.

Burimi: Roma.republlica.it

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu