Nga Shpëtim Zinxhiria
Askush nuk më besonte kur thoja se shtatë shqiptarë mbahen pengje ne burgun e Patrës. Sot ne mbrëmje është liruar 55-vjeçari nga Kukësi Afrim Rexha, i cili kishte firmosur lirimin e tij, por ishte prokurori që e mbante në qeli atë edhe pse ai kishte mbaruar denimin.
Mbreme ne emisionin JEHONA E DIASPORES ne televizionin Apollon ishte hera e fundit që trajtuam rastin paprecedente te ketij shqiptari që mbahej prej 11 muajsh ne kushte te keqia ne burgun e Patres.
Bemë një beteje po ende nuk kemi fituar luftën pasi ende gjashtë të tjerë mbahen akoma në këtë burg, me justifikime nga më absurde, midis tyre edhe një nga Tirana, i cili ka 4 vjetë që ka mbaruar dënimin.
Tashmë beteja sapo ka filluar dhe për këtë duhet që institucionet shqiptare të bëjnë punën e tyre. Nëse në burgun e Patres janë akoma gjashtë shqiptarë që mbahen pengje, sa të tjerë do të jenë në 37 burgje. Më në fund përpjekja jonë sëbashku me personelin e ambasades sonë nuk shkoi kot…






