Lista e “shpenzimeve”, Allegri projekton merkaton, në krye qëndron Icardi

0

Juventus po përjeton një nga sezonet më të vështira në vitet e fundit, ekipi i Allegrit e ka të vështirë të jetë konkurrues me ekipet e Milanos, për këtë arsye “Zonja e Vjetër” pritet të jetë aktive në tregun e transferimeve. Në janar, stafi drejtues i Juves duhet të gjejë me çdo kusht një qendërsulmues të ri, emrat për momentin mbeten të njëjtë: Mauro Icarid qëndron në krye, një opsion tjetër është edhe Scamarcca, ndërsa një ëndërr mbetet Vlahovic. Sulmuesi serb i Firoes është i preferuari i madh i Allegrit por në të njëjtën kohë është edhe opsioni më i vështirë, më i kushtueshmi, pasi kërkohen minimalisht 80 milionë euro për ta transferuar në Torino.

Icardi
Më i thjeshtë është opsioni Icardi, prej kohësh ish kapiteni i Inter kërkon të largohet nga Parisi, pret vetëm dritën jeshile nga Leonardo. Icardi është një emër që qarkullon prej kohësh në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër”.

Dejan Kulusevski Reforca Juventus
Jo vetëm lista në hyrje, Allegri ka përpiluar edhe listën në dalje. Emri i parë është Ramsey, i zhdukur prej kohësh, por vështirë se mund të gjejnë një blerës për mesfushorin, për këtë arsye parashikohet një huazim i gjatë prej 18 muajsh. Në listën në dalje ka përfunduar edhe Kulusevski, jashtë planeve të Allegrit por edhe për të mungojnë ofertat konkrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu