Lista Serbe pritet të dalë në protestë, ja tri kërkesat që do t’i parashtrojnë

0

Në veri të Mitrovicës është parashikuar të mbahet një protestë e organizuar nga Lista Serbe, e cila pritet të nisë rreth orës 12:00.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Famir Sheholli, u shpreh për KlanKosova se në protestë pritet të paraqiten tri kërkesa.

“ Nesër (sot) është një protestë masive në veri. Ata do t’i kenë tri kërkesa; Kërkesa për të anuluar vendimin për targa, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe kërkojnë që një marrëveshje që e quajnë atë të Brukselit për vendosjen e një komandanti serb në veri, me miratimin e katër komunave serbe”, deklaroi Sheholli.

Lista Serbe një ditë më parë theksoi se kishte vendosur të largohet nga institucionet kosovare, por një hap të tillë nuk e kanë bërë zyrtarisht.